Ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë, e kanosi dhe ofendoi – u dyshuari në Pejë dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë, e kanosi dhe ofendoi – u dyshuari në Pejë dërgohet në mbajtje

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 12:50 në Pejë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare me dhunë ishte futur në veturë, kanosur dhe ofenduar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur si dhe është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat