Një person mbrëmë rreth orës 00:15, ka marrë një automjet traktor, i cili është pronë e një institucioni lokal, dhe ka shkaktuar dëme në objektin e TV Syri Vizion.
Sipas njoftimit të televizionit, pavarësisht se i njëjti ka pasur rezistencë nga stafi jonë ai është larguar dhe më pas është arrestuar nga policia.
“Gjithsesi ne sot nuk duam të merremi me këtë rast sepse sot është një ditë e shenjtë pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre për udhëheqjen e institucioneve qendrorë për 4 vitet e ardhshme. Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit janë duke u marrë me këtë rast.
Ne sot qytetarëve ju urojmë një ditë të mbarë dhe zgjedhje të lira. Televizioni Syri Vizion do të vazhdojë të jetë dritare e informimit të drejtë dhe të shpejtë ndërsa sot do të pasqyrojë çdo zhvillim në komunën tonë dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.