Një person rrihet nga një tjetër në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Një person rrihet nga një tjetër në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje me një person e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:20 në rrugën “Meshari”, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se si pasojë e lëndimeve viktima është duke marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, viktima është duke marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport,

Ndërkaq, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat