Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person u arrestua në Prishtinë nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten
“Prishtinë / 07.02.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Klinë dy viktima- një prej tyre fëmijë u dërguan në Spital pasi dyshohen se u sulmuan nga i dyshuari i cili gjendet në arrati. Rasti u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
“Klinë / 08.02.2025 – 18:00. Dy viktimat meshkuj kosovar njëri fëmijë janë dërguar në Spital pasi që kanë pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në Gjakovë u arrestua një burrë nën dyshimin se sulmoi fizikisht bashkëshorten.
“Gjakovë / 08.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka refuzuar të pranoj trajtim mjekësor si dhe dërgohet në strehimore. I është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm nga policia, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar te prindërit e saj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në Vushtrri u arrestuar i dyshuari se ka shqetësuar bashkëshorten e tij.
“Vushtrri / 07.02.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që i njëjti ka shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën femër/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.