Një rast i dëmtimit të një varri është raportuar mëngjesin e së dielës në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi, një qytetar kosovar, ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar një varr që i përket familjarëve të tij.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti.
Deri më tani nuk ka të arrestuar.