Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një person për armëmbajtje pa leje në Shkabaj të Obiliqt.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:10.
“Njësia policore gjatë zbatimit të një plani për urdhër kontroll kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtër, revole , dy karikator , 13 fishek dhe seti i pastrimit me kutin për revole.
Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.