Arrestohet me urdhër të SPAK biznesmeni Elman Abule

Shqipëria

Arrestohet me urdhër të SPAK biznesmeni Elman Abule

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 17:31
Elman Abule

Me urdhër të SPAK është arrestuar edhe biznesmeni Elman Abule.

Ai akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim”.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk””, thuhet një njoftimi zyrtar të SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat