Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në komunën e Gjilanit.
Rasti ka ndodhur në gusht të 2024, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën, më 10 shkurt 2025.
“Gjilan 27.08.2024-10:00. Më 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.