Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prizren-Suharekë, më saktësisht në fshatin Gjinovc.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda.
“Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjonovc , ku ishin të përfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda”, tha Bytyqi.
Ai tha se Policia është duke hetuar aksidentin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Bashkë me policinë në vendngjarje kanë dalë edhe emergjenca dhe zjarrfikësit.