Një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë në Lipjan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, tha Ahmeti.
Më tej, Ahmeti bëri të ditur se rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
Gjatë ditës ka pasur raportime në rrjetin social “Facebook”, se një grua është keqtrajtuar fizikisht.