​Arrestohet njё person i dyshuar pёr vrasje nё Tentativё

Kronikë e zezë

​Arrestohet njё person i dyshuar pёr vrasje nё Tentativё

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë.

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, më 11 shkurt rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, që dyshohet nga mjeti i mprehtë (thikё).

Policia njofton se menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjes nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajnal nё Pejё.

“Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat