Arrestohet një person në Vushtrri, i dehur shtiu me armë zjarri në një lokal

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri, i dehur shtiu me armë zjarri në një lokal

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në fshatin Stanovc i Epërm në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Policia ka njoftuar se pas një pune operative është ndaluar i dyshuari dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e kokainës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në gjendje të dehur kishte shtënë me armë në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”.

“Pas një pune operative është ndaluar i dyshuari dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat