Një veturë ka goditur një këmbësore në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se aksidenti ka sot më 12.02.2025, rreth orës 13:00 dhe këmbësorja ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë zëdhënësja Ahmeti.