Vrasje në Skenderaj, ky është viktima dhe dorasi

Kronikë e zezë

Vrasje në Skenderaj, ky është viktima dhe dorasi

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 14:42 Përditësuar në ora: 16:57 më 12.02.2025
Foto ilustrim

​Policia bllokon hapësirën ku ndodhi rasti i vrasjes në Skenderaj

Vendi ku ka mbetur i vdekur një person në Skenderaj si pasojë e të shtënave me armë vazhdon të jetë i rrethuar me shirita nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe mjekësia ligjore, raporton KosovaPress nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar më herët, se rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari”.

Sipas informatave fillestare, incidenti ka ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person i moshës rreth 42-vjeç.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet mbi identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. 

Detaje nga vrasja në Skenderaj

Një person është vrarë sot rreth orës 13:50 në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të marra ka humbur jetën një 42-vjeçar.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj”.

“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.  Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, ka thënë tutje Zahiti.

Ngjarja e rëndë në Skenderaj: Ky është viktima dhe dorasi

Skënderaj është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në qendër të qytetit.

Burime të oi bëjnë të ditur se Hisni Ibishi është dorasi, ndërsa viktima është familjari i tij, Ismet Ibishi.

Image

Dorasi dhe viktima janë nga fshati Klinë e Ulët, ndërsa dyshohet se sherri ka ndodhur për një konflikt pronësor.

Vrasje në Skenderaj, dorasi dhe viktima janë familjarë

Një person ka mbetur i vrarë pak momente më parë në Skenderaj.

Burime të medias bëjnë me dije se dorasi dhe viktima janë familjarë mes vete.

Sipas këtij burimi, shkak për këtë vrasje është një çështje pronësore.

Pas pak detaje të reja nga ky rast i rëndë në Skenderaj.

Të shtëna armësh në Skenderaj

Burime të medias bëjnë me dije se në qytetin e Skenderajt ka pasur të shtëna armësh.

Aty dyshohet se është qëlluar dikush.

Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndonëse media ka tentuar të kontaktojë me policinë.

Image

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat