Arrestohen tre persona në Pejë për sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Pejë për sulm ndaj personit zyrtar

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 19:54
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Pejë, pas një incidenti ku një zyrtar policor u sulmua gjatë arrestimit të një të dyshuari.

Sot, më 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50, gjatë patrullimit në rrugën “Selman Lajqi” në Pejë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, A.A., i cili ishte i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë.

Pas arrestimit, i dyshuari ka tentuar të largohet, duke u ndihmuar nga dy persona të tjerë, të cilët kanë sulmuar një zyrtar policor. Zyrtari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë me lëndime të rënda trupore, ku është ndaluar për trajtim mjekësor. Dy personat e tjerë janë arrestuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”

Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat