Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale të vjedhjes.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Prokuroria Kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën penale të vjedhjes.
Personi në fjalë është parë në fotografi dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/12/auto_478970820_927734729566786_8871301739396185.jpg)
Policia fton qytetarët që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit ose përcaktimin e vendndodhjes së tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: 192.