Vetaksident në Gllarevë të Klinës, një person dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Vetaksident në Gllarevë të Klinës, një person dërgohet në QKUK

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Më pas për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

“Rasti është duke u hetuar nga Njesiti i trafikut”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat