Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një dyqan në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se sipas gruas që e ka raportuar rastin, janë grabitur 300 euro.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se në dyqanin ku punon, ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë (pistolet) i ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300€.
Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet tutje në raport.