Një i arrestuar në Prishtinë, iu gjet një pistoletë me 15 copë fishekë

Kronikë e zezë

Një i arrestuar në Prishtinë, iu gjet një pistoletë me 15 copë fishekë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 copë fishekë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur në posedim dhe sekuestruar një pistoletë me 15 copë  fishekë.

Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat