Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve dhe kamionetës në rrugën Prishtinë – Pejë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve dhe kamionetës në rrugën Prishtinë – Pejë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 21:59
Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë disa persona u lënduan.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Hetimi për rastin ka nisur, me ç’rast pritet që të zbulohet shkaktari i aksidentit.

“Rreth ore 20:40 eshte shkaktuar nje aksident trafiku ne rr. Peje – Prishtinë, ku ishin perfshire 2 automjete dhe 1 kamionetë. Sipas informatave fillestare 3 persona kane kerkuar ndihme mjeksore. Njesitet per kontroll te autostradave kane dal ne vengjarje dhe kane filluar hetimet lidhur me shkaktaret e aksidentit”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat