Një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet se punëtorja e lokalit për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se në një lokal një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima femër kosovare, punëtorja e lokalit, për shkak të shqetësimit, ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.