Paraburgim ndaj një të dyshuari në Ferizaj, iu gjetën 19 paketime me kokainë të mbështjella në qese të najloni

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj një të dyshuari në Ferizaj, iu gjetën 19 paketime me kokainë të mbështjella në qese të najloni

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikologe dhe analoge.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 12 shkurt 2025, në orët e pasdites, në Ferizaj, konkretisht në parkun afër qytetit të Ferizajt, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancë narkotike të llojit kokainë, në atë mënyrë që derisa ditën kritike zyrtarët policor civil ishin duke vëzhguar në park, aty vërejnë të pandehurin i cili fillimisht nuk u bind policisë që të ndalet, mirëpo policia arrijnë të njëjtin që ta ndalojnë dhe pas kontrollit të tij në xhepin e palltos kanë gjetur 19 paketime me substanca të dyshuara narkotik pluhur ngjyrë e bardhë të lloji kokainë të mbështjella në qese të najloni, me peshë të përgjithshme 9.52 gram.

Tutje thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat