Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se si pasojë i aksidentit është lënduar një person.
“Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person.
Lëndimet nuk janë serioze, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, tha Gashi.