Një muaj paraburgim për babë e bir, të dyshuar për vrasjen në Skënderaj

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për babë e bir, të dyshuar për vrasjen në Skënderaj

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marrë vendim për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.I dhe B.I., të dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në Skenderaj.

Në njoftim shtohet se kjo masë atyre iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti Për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.i dhe B.I.

Paraburgimi iu caktohet nën dyshimin e bazuar se të pandehurit H.I dhe B.I kanë kryer veprat penale: I. Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe II. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij Aktvendimi, është e lejuar e drejta në ankesë, në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimi të Aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat