Plagoset një person, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Plagoset një person, i dyshuari në arrati

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 20:54
Ilustrim

Një person është plagosur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, i cili si pasojë e lëndimit ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari për këtë rast është në arrati. Nga Policia e Kosovës thonë se vitin e kaluar kanë sekuestruar mbi 1700 armë pa leje që ndodheshin në duart e qytetarëve.

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Prishtinë. Nga plagët e marra, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, tanimë është identifikuar i dyshuari i përfshirë në plagosjen në fjalë.

Në përgjigjen për RTK-në thuhet se Policia po vazhdon punën e saj operativo-hetimore, si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim që të sqarohen rrethanat që e karakterizojnë këtë rast si dhe në lokalizimin e të dyshuarit.

Ndërkohë, sa i përket numrit të armëve pa leje që Policia e Kosovës ka sekuestruar viteve të kaluara, sipas statistikave ka rritje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 ka konfiskuar 1746 armë zjarri, kurse gjatë vitit 2023 janë konfiskuar 1392 armë zjarri.

Sipas të dhënave, vitin që lamë pas janë sekuestruar 354 armë më shumë se sa viti paraprak.

Policia e Kosovës ka theksuar se kjo tregon angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të këtij institucioni ndaj luftimit të dukurisë së armëmbajtjes pa leje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat