Një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari raportohet se është ende në arrati.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.