Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2046 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku në 26 aksidente ka pasur të lënduar, derisa 36 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 10 persona.
Ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.