Një veturë raportohet të jetë vjedhur në fshatin Bellopojë të Pejës.
Rastin në polici e a paraqitur i dëmtuari, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij të parkuar në garazhin e vilës. Sipas viktimës në veturë kishte pasur edhe gjëra tjera.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.