Aksident trafiku në Fushë Kosovë, Policia del në vendngjarje

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, Policia del në vendngjarje

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 10:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit sot në Fushë Kosovë, më saktësisht te semaforat në “Bresje”.

Në portal kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas pamjeve, Policia tashmë ndodhet në vendngjarje teksa është bllokuar një zonë e rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga ky aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat