​Përleshje në trafik, një person goditet me veturë

Kronikë e zezë

​Përleshje në trafik, një person goditet me veturë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në trafik ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Sipas Policisë, i dyshuari, fillimisht ka goditur me veturë viktimën dhe pas këtij momenti, ai ka dalë nga automjeti dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat