Aksident mes një veture e një motoçiklete në Vitomiricë të Pejës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture e një motoçiklete në Vitomiricë të Pejës, lëndohet një person

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 21:45
Ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Njoftimi:

“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat