Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:15.
Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, ka njoftuar policia.