Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se i njëjti kishte ndihmuar një person të arratiset pas seancës gjyqësore.
I dyshuari vazhdon të mbetet në arrati, ndërkaq personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte ndihmuar personit tjetër (të dyshuarit mashkull kosovar) që të arratiset pas seancës gjyqësore, i cili tani gjendet në arrati.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.