Përleshje në veri të Mitrovicës – policia arreston gjashtë persona

Kronikë e zezë

Përleshje në veri të Mitrovicës – policia arreston gjashtë persona

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës. Të njëjtit u arrestuan për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të arrestuarit janë: L.L – 21 vjeçar, P.R – 18 vjeçar, H.D – 21 vjeçar, D.M – 18 vjeçar, H.D – 26 vjeçar dhe B.M – 24 vjeçar.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit  për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat