Arrestohen dy gra, tentuan të fusnin drogë në Burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy gra, tentuan të fusnin drogë në Burgun e Dubravës

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Dy gra janë arrestuar mesditen e së dielës nga policia.

Dyshohet se ato kishin tentuar të fusnin drogë në Burgun e Dubravës.

Siç bëhet e ditur nga autoritetet e rendit në raportin 24 orësh, gjatë kontrollit të një xhakete e cila është hapur në prezencë të të dyshuarave dhe avokatëve mbrojtës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 122.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Të dyshuarat pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Hetimet kanë nisur nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat