Shtetasi i huaj shkakton aksident në Gjilan, lëndohet një grua

Kronikë e zezë

Shtetasi i huaj shkakton aksident në Gjilan, lëndohet një grua

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjilan, mes dy veturave.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi mes të një veture civile me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari shtetas i huaj, dhe veturës tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima femër kosovare.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i huaj, dhe veturës tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat