Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje të rëndë në Drenas.
Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, e dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“VJEDHJE E RËNDË- Gllogoc / 31.01.2025 – NN.
Lidhur me rastin, më 16.02.2025 janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”