E rëndë në Ferizaj: Burri e ndjek me veturë ish bashkëshorten dhe e godet, gruaja përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

E rëndë në Ferizaj: Burri e ndjek me veturë ish bashkëshorten dhe e godet, gruaja përfundon në QKUK

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Ferizaj dhe viktima është grua, ndërsa i dyshuari ish bashkëshorti i saj.

I dyshuari tashmë ka përfunduar në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Sinjali ka mësuar se burri i dyshuar fillimisht e kishte përcjellë ish gruan teksa ajo ishte me veturë dhe në një moment, kur arrijnë te sheshi “Adem Jashari” e ka goditur me veturë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia që arriti ta arrestojë të dyshuarin, ndërsa gruaja fillimisht ka marrë trajtim në Ferizaj, e më pas është transferuar në QKUK.

Burimet e njëjta thonë se motivi i këtij rasti që mund të përfundonte edhe tragjikisht akoma nuk dihet dhe se i dyshuari nuk është deklaruar, duke u mbrojtur në heshtje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe brenda afatit të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat