Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri ka pasur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se një person është lënduar por jo nga arma e zjarrit.

“Njësitet policore janë në vendngjarje.

Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për shkak të lëndimeve trupore, por jo nga arma e zjarrit. Është sekuestruar një armë e zjarrit”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat