Një person goditi me motoçikletë një polic në Prizren, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Një person goditi me motoçikletë një polic në Prizren, arrestohet i dyshuari

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:23 në fshatin Vlashnj, në Prizren.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat