Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 9 armë zjarri e shqiptoi mbi 3 mijë gjoba

Kronikë e zezë

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 9 armë zjarri e shqiptoi mbi 3 mijë gjoba

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 130 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 34 për vepra penale.

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  130 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 34 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 9 armë zjarri dhe municione të llojeve të ndryshme, ndërsa janë shqiptuar mbi 3 mijë e 500 gjoba.

“ Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3542 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 372 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat