Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.
“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Ajo nuk ka dhënë detaje tjera. Kujtojmë se institucionet mikrofinanciare në kryeqytet shpesh herë kanë qenë cak i grabitjeve të armatosura.