Një person është gjetur pa vetëdije në vendin e tij të punës, gjatë ditës së martë në Graçanicë.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se punëtori është dërguar në QKUK, ku më vonë pastaj ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.