Tentativë grabitjeje në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Tentativë grabitjeje në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Sipas informacioneve zyrtare, një person i armatosur ka tentuar të grabisë një pikë të “transferimit të parave”. 

Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, i dyshuari, një shtetas i Maqedonisë, është arrestuar në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat