Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar ta hap derën e banesës së bashkëshortes së tij në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në ndikim të alkoolit ka tentuar ta hapte derën e banesës me mjet te fort, ku ndodhej bashkëshortja e tij viktima f/k.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.