​Kanosje në Banjskë të Zveçanit, viktimave u kërkohet të largohen nga fshati

Kronikë e zezë

​Kanosje në Banjskë të Zveçanit, viktimave u kërkohet të largohen nga fshati

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit një grua dhe burri i saj janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona të dyshuar.

Sipas policisë raportohet se të dyshuarit kanë kërkuar nga viktimat që të largohen nga fshati, derisa me vendim të prokurorit rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Dyshohet se viktima f/sh dhe bashkëshorti i saj m/s kosovar, janë duke u kanosur në vazhdimësi nga 3 të dyshuar m/s kosovar.

Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga ankuesja dhe bashkëshorti i sajë që të largohen nga fshati. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat