Policia e Kosovës, me urdhëresë të lëshuar nga gjykata themelore, sot ka ushtruar kontroll në një shtëpi në Mazgit të Obiliqit.
Ku ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprën mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.