Arrestohen dy shtetas turq dhe një maqedonas, dyshohet se lëshonin çeqe të rreme

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas turq dhe një maqedonas, dyshohet se lëshonin çeqe të rreme

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në tri lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut.

Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, me çka është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kuponë fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat