Policia e Kosovës ka njoftuar se në Urën e Bistricës në Zveçan ka ndaluar kamionin me targa lokale që drejtohej nga një person i dyshuar.
Gjatë kontrollit sipas policisë është vërejtur se transportonte një sasi të drunjve për të cilat ka prezantuar një dokument e që nga pylltarët është konstatuar se është i falsifikuar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti nën hetime.