Sulmoi fizikisht gruan e tij, i dyshuari lihet i lirë në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht gruan e tij, i dyshuari lihet i lirë në Gjakovë

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një grua është sulmua nga bashkëshorti i saj në Gjakovë. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Policia këtë rast e ka cilësuar “dhunë në familje”.

“Gjakovë, është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Gjatë ditës së djeshme, po ashtu është arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti gjatë marrjes në pyetje në prokurorin e shtetit, sipas policisë “ka fyer dhe kërcënuar prokurorin dhe bashkëpunëtorin e tij”.

Më tej thuhet se për këtë rast në Pejë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat